Trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani, është deklaruar në konferencën për media para ndeshjes së kthimit ndaj FC Floriana në kuadër të UEFA Conference League, duke theksuar se skuadra e tij është e gatshme për sfidën vendimtare.
Ramadani u shpreh se në ndeshjen e parë Drita krijoi shumë raste, por nuk arriti t’i konkretizojë ato, ndërsa beson se në përballjen e së nesërmes ekipi do të tregojë efikasitet më të madh para portës kundërshtare.
“Kemi humbur shumë raste në ndeshjen e parë. Shpresoj që nesër t’i shfrytëzojmë rastet dhe të vazhdojmë tutje”, deklaroi Ramadani.
FC Drita do të kërkojë para tifozëve të saj fitoren që e dërgon në raundin e ardhshëm të UEFA Conference League, në një përballje që pritet të jetë vendimtare për vazhdimin e aventurës evropiane të kampionëve të Kosovës.

