Në javën e 25-të, FC DRITA do të takohet me FC Dukagjinin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Sipas kryetrajnerit, Zekirija Ramadani referuar tri përballjeve të fundit ndeshja me FC Dukagjinin pritet të jetë e vështirë, por FC DRITA duhet të shfrytëzoj eksperiencën.
“Jam i bindur se edhe nesër do të jetë mjaft e vështirë, por duhet të shfrytëzojmë eksperiencën, kualitetin tonë brenda grupit dhe pa dyshim që objektivi jonë janë tre pikëshi. Edhe FC Dukagjini vjen pas një serie të mirë. Por, për objektivin tonë titullin kampion duhet të qasemi çdo lojë me seriozitetin më të lartë që të fitojmë takimin dhe normal të mos lejojmë ata të fitojnë”, ka thënë Ramadan.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani foli për derbin ndaj rivalit që na ndjek në tabelë, por që FC DRITA e mposhti në mesjavë.
” Duhet të vazhdojmë, qetësia është te klubi, besimi rritet më tepër dhe normal duhet të vazhdojmë me punë të mos dorëzohemi asnjëherë se në fund të fundit s’ka mbaruar asgjë. Kemi një diferencë të pikëve, por normal që do të jemi aktiv në çdo takim sidomos në mesfushë, sepse pa të asnjë repart i skuadrës nuk është në nivelin e duhur”, theksoi drejtuesi ynë.
Trajneri, Zekirija Ramadani theksoi se ndeshja duhet të ‘luftohet’ e të fitohet si në derbin e fundit.
” ‘Lufta sportive’ duhet të dyfishohet se fusha në Klinë e bënë të vetën, puna teknike dhe ‘shpirti luftarak’ duhet të jetë baza e ekipit. Kështu duhet të arrijmë te fitorja me shumë ‘luftë’, shumë vrapë arritëm te fitorja. Nuk ka asnjë ndryshim me ndeshjen e kaluar derbi, kështu do të arrijmë edhe nesër”, ka përfunduar Ramadani.
Ndeshja FC Dukagjini- FC DRITA do të zhvillohet nesër, e shtune, ora 14:00, Stadiumi “18 Qershori”, në Klinë.