Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë në lidhje me taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.
Haradinaj e ka vlerësuar këtë taksë si të lartë dhe ia ka kujtuar Edi Ramës se kjo rrugë nuk i plotëson kushtet e të qenit Autostradë.
“Për mu është e tepërume për faktin se sikur të ishte thënë se do ta përmbyllim këtë autoudhë në vjeshtën e këtij viti më të gjitha kriteret e me këtë taksë atëherë është ok. Por kryeni punën se a e keni pa si është ajo ura në Kukës. Kryeni këtë punë dhe unë ta paguaj me qef.” tha Haradinaj në emisionin Rubikon, transmeton albeu.com.
E megjithatë ai ka pranuar s nuk kanë ndikim të ulin taksën pasi Shqipëria është shtet i pavarur dhe ka dalë kundër protestës që kanë paralajmëruar kundër kësaj takse.
“A po don me i dal hakun kosovarëve atëherë të kryehet ajo rrugë se po na shkatërron” ka nënvizuar Haradinaj