Tre shtetas serbë janë arrestuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportimeve ata dyshohet se ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shtetas kosovarë.
Lidhur me rastin policia dhe Prokuroria Speciale janë duke i bërë verifikimet e nevojshme.
“Me datë 26/02/2022, Policia e Kosovës ka ndaluar pesë (5) persona; dy (2) shtetas kosovar dhe tre (3) shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve janë duke u bërë verifikimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për procedurat e mëtejshme jemi në konsultim me Prokurorin kompetent derisa të kryhen verifikimet e nevojshme”.