Komisioni për shqyrtimin e ankesave për Regjistrimin e Bizneseve i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur që ta shtyjë afatin për marrjen e vendimit rreth ankesës së Klan Kosovës lidhur me pezullimin e certifikatës së saj të biznesit.
Ky mekanizëm ka vendosur që ta zgjasë afatin për shqyrtimin e ankesës deri më datën 28 korrik.
Në arsyetimin e vendimit, komisioni në fjalë thirret në kompleksitetin e çështjes.
Kurti i rrethuar nga mbrojtja e afërt dhe ministrat e deputetët e tij – pamje nga Kuvendi pas përleshjes
PDK dënon ashpër sulmin e zëvendëskryeministrit Bislimi ndaj deputetit Lushtaku
Televizioni Klan Kosova pati dorëzuar ankesë më 29 qershor pranë këtij komisioni për pezullimin e certifikatës së biznesit më datën 14 qershor.
Vendimin për shtyrjen e afatit të ankesës së Klan Kosovës e morën anëtarët e Komisionit për ankesa pranë MINT-it: Igballe Rexha-Jashari – kryesuese, Avdi Krasniqi – anëtar si dhe anëtarja tjetër, Sebahate Bushrani.