Drejtoria për Bujqësi në Gjilan, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, në lidhje me mundësitë e keqpërdorimit në Subvencionimin e Qumështit për litër shkruan Radio Star.
Më tutje në komunikatë thuhet se Komuna e Gjilanit për herë të parë nga paslufta mbështet blegtorët me subvencionim të qumështit për litër.
Sqarim!
Pas shqetësimit dhe akuzës nga ana e PDK-së si subjektit opozitar në Gjilan, në lidhje me mundësitë e keqpërdorimit në Subvencionimin e Qumështit për litër, neve si Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë e kemi obligim një sqarim lidhur me këtë çështje.
Komuna e Gjilanit për herë të parë nga paslufta mbështet blegtorët me subvencionim të qumështit për litër.
Shuma e kësaj mbështetje për litër është 0.08€, shumë kjo e mbështetjes, më e madhja për litër në nivel vendi.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në bazë të litrave të dorëzuara në qumështore nga ana e blegtorëve të dëshmuara me dokumentacion përkatës kemi ekzekutuar subvencionimin.
Rregullorja komunale për dhënie të subvencioneve në bujqësi ka kufizuar shumën e dhënies së subvencioneve në 1,500 €, rregullore kjo që neve si Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë në bashkëpunim të ngushtë me fermerët, Zyrën e Kryetarit, Kryesuesin e kuvendit, asamblistët e kuvendit komunal kemi kërkuar të ndryshohet, sepse shumë fermer kanë pësuar nga kjo rregullore dhe ky kufizim në shumën e përfitimit.
Domosdoshmëria e ndryshimit të rregullores vjen edhe si rezultat i rritjes së buxhetit për bujqësi në mbi 100%.
Rregullorja e re është votuar dhe janë miratuar ndryshimet në të nga ana e Asamblesë Komunale, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datën 28.03.2024.
Drejtoria e Bujqësisë është transparente si asnjëherë më parë në rradhë të parë me fermerët tanë, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e ofrojnë për neve si Drejtori dhe me të gjithë të interesuarit për informim nga jonë.
Me respekt!