Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kundërshtuar protestuesit që ndaluan disa studentë ta vizitojnë Prekazin.
“Kurrfarë akti patriotik nuk bën po që se i ndalon studentët – qofshin ata nga Serbia ose vendet tjera që nuk e njohin Kosovën e pavarur – që ta vizitojnë Prekazin”, ka shkruar ai.
Madje, ka shtuar ai se Botës duhet t’i tregohet e vërteta për krimet e Serbisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kurrfarë akti patriotik nuk bën po që se i ndalon studentët – qofshin ata nga Serbia ose vendet tjera që nuk e njohin Kosovën e pavarur – që ta vizitojnë Prekazin.
Përkundrazi. Botës duhet t’i tregohet e vërteta për krimet e Serbisë në Kosovë.