Pas shpalljes kampione të FC Dritës për sezonin 2024/2025, ka ardhur edhe reagimi i parë nga presidenti i klubit, Flamur Bunjaku. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Bunjaku ka shprehur krenarinë për suksesin historik të klubit, duke falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme.
Ai ka theksuar se ky titull është vetëm një hap tjetër përpara dhe se “gjëra edhe më të mira na presin”, duke paralajmëruar ambicie të reja për Dritën në garat vendore dhe ndërkombëtare.