Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, ka reaguar ashpër në llogarinë e tij pas raportimeve që FC Prishtina dhe SC Gjilani kanë filluar stërvitjet në kohë pandemie.
Postimi i plotë:
Kjo nuk don shumë koment!
Kur te gjithë ne jemi të detyruar nga FFK dhe organet e shtetit që të qëndrojmë në shtëpit tona dhe ti respektojmë rekomandimet nga Instituti i shëndetit publikë, dikush mundohet të përfitoj nga kjo situatë.
Dy klube që mëtojnë të na përfaqësojnë në Evropë, nuk i binden kërkesës së FFK e besa as kërkesës së shtetit.
Kjo duhet të denohet, profesionalizmi është krejt diqka tjetër o të nderuar!
Nuk është profesionalizëm mos ta rrespektosh shtetin tënd, nuk është profesionalizëm mos ta rrespektosh Federatën tënde…!
Shëndeti i lojtarëve duhet të jetë primar!
#unëkamFederat
#unëkamShtet