Anëtari i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se roli i shqiptarëve nëpër shtetet e jashtme është shumë i madh.
Ai tregon një bisedë që ka pasur me dy deputete në parlamentin e Zvicrës, ku i kanë thënë se pa shqiptarët Zvicra nuk mund të funksionojë.
“Njerëzit tanë nuk janë më të baushtellës. Unë kam qenë në pozitë në parlamentin konfederal zviceran, dy zonja të nderuara deputete, edhe shefja e grupit parlamentar më të madhe dhe tjetra senator, më kanë deklaruar troç se ky shtet nuk mund të funksionojë pa shqiptare. Pasi që shqiptarët janë në të gjitha institucionet dhe vendet ku merren vendimet dhe krijohen mundësi për shteti zviceran”, tha ai.
“Përmes mërgimtarëve tanë, që janë ambasadorët tonë më të fuqishëm, të kemi një qasje më direkte dhe pro-shqiptare në këto shtete”, shtoi ai.