Skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës, në pesë sezonet e fundit kanë një ecuri më të mirë në garat ndërkombëtare duke e renditur shtetin tonë në pozitën e 39-të.
Sezoni më i mirë në Evropë për skuadrat e Kosovës është viti 2018-2019.
Ekipi që kryeson është Drita, në vendin e 246- të në renditjen e përgjithshme të UEFA-s. Pas saj, vijnë Prishtina dhe Llapi.
Në total Kosova ka 133 pikë më shumë se Shqipëria në ecurinë e skuadrave në Evropë në pesë sezonet e fundit.