By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Ridvan Berisha e thotë publikisht: Nuk e thërras në emision Albin Kurtin
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Ridvan Berisha e thotë publikisht: Nuk e thërras në emision Albin Kurtin

Përditësimi i fundit: March 23, 2021 11:04 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Moderatori Ridvan Berisha e ka mbyllur edicionin e emisionit e tij “Debat” të martën, me një mesazh drejtuar Albin Kurtit, kryeministrit të ri të Kosovës.

- Advertisement -

Berisha, një kritik i Kurtit që nga kohët kur Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekt opozitar, ka deklaruar se nuk do ta thërras kreun e ri të qeverisë për ta intervistuar në emisionin e tij. Në përmbyllje të edicionit të së martës të emisionit “Debat”, moderatori i RTK-së ka thënë se nuk është oportunist dhe si rrjedhojë nuk dëshiron ta japë këtë përshtypje me një ftesë të mundshme drejtuar Kurtit. Ka thënë se Kurti mund ta njoftojë atë nëse ka dëshirë të intervistohet në “Debat”.

“Nesër nuk do të shihemi nga kjo studio, e as pasnesër. Në fakt, jo pse kështu ka vendosur menaxhmenti im, por sepse nesër dhe pasnesër kemi futboll. Ndoshta vendos ekipi i Kurtit, por unë nuk e thërras z. Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin edhe të oportunizmit, e ekipi i tij e di fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e dinë numrin tim, unë i pres në studio”, ka thënë Berisha.

Emisioni “Debat”, i udhëhequr nga Berisha, transmetohet gjatë ditëve të javës në kohë qendrore në transmetuesin publik të Kosovës. Në të kaluarën, në këtë emision janë paraqitur liderët më të lartë institucional të vendit.

Ridvan Berisha, nga Lëvizja Vetëvendosje është etiketuar si gazetar i afërt me pushtetet e kaluara. Në vitin 2016, Vetëvendosje kishte publikuar një fotografi, në të cilën kryeredaktori i RTK 3 shihej në shoqërinë e zëvendësdrejtorit të njësitit të anti-terrorizmit, Luan Keka, i cili kishte zhvilluar hetime ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës më 2016.

Kësisoj, Vetëvendosje tentonte të dëshmonte lidhjet Berishës dhe Kekës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Këto veprime të LVV-së së Kurtit, Berisha i kishte cilësuar “linçime publike” ndaj tij.

BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Kandidatja në konkursin e Spitalit të Gjilanit konfirmon se testi u shpërnda nga brenda
Reagon KMDLNj: Refuzimi i shërbimit të pjesëtarëve të komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar
Gjyqtarja Valbonë Dërvodeli zgjedhet mbikëqyrëse e Degës në Kamenicë
Komiteti i Sherbimeve publike kerkon vendosjen e kamerave në rruget kryesore te qytetit
Artikulli i mëparshëm Hasani: Qeveria Kurti nuk mund t’i ikë themelimit të Asosacionit, e ka detyrim ndërkombëtar
Artikulli tjetër Kajtazi: Kurti do ta mbyllë vendin të hënën, nga ora 18:00 do ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.