Shkruan:Egzon Kastrati
Pandemia COVID 19 ka bërë dëme të mëdha ekonomike, duke prekur të gjithë sektorët si pasojë e masave restriktive që kanë ndërmarrur institucionet.
Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 u karakterizua me një tkurrje ekonomike e shprehur si recesion me një rënje të GDP-së -6.8% dhe normalisht kjo ngulfati në masë të madhe jetën socio-ekonomike në vend. Masat e ndërmarrura nga qeveria kishin pasoja fatale për shumë biznese nëpër sektorë të caktuar që në pamundësi likuiditeti ato falimentuan dhe u mbyllen duke krijuar destruktivitet ekonomik dhe duke rritur në masë të madhe numrin e atyre që humbën punën, rrjedhimisht papunësinë. Pakot e ndërmarrura nga qeveria ishin instrumente intervencioniste por jo me implikime të mëdha tek të afektuarit.
Rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe luajtën remitencat nga diaspora të cilat kapen vlerën mbi 1 Miliard Euro dhe ishin infuzion i rëndësishëm ekonomik si në nivelin mikro po ashtu edhe në atë makro duke rrituar sadopak sasinë monetare në treg dhe duke nxitur injektimin e kësaj paraje në treg dhe të rrjedhimit në aktivitetin ekonomik.
Stabilizimi i situatës pandemike pas ardhjës së vaksinave dhe rrjedhimisht zvoglimi i numrit të të infektuarve liroj masat dhe normalisht mundësoj një funksionim më normal të sistemit ekonomik.
Vaksina pos ruajtjes së shëndetit qytetarë do të këtë implikime direkte edhe në shëndetin ekonomik, sepse rifunksionimi i sektorëve ekonomik, rritja e tendencave marzhinale me investime, rritja e konsumit, rritja e qarkullimit dhe krijimi i mundësive për ardhjën e bashkatdhetarëve do ta rrisë në masë të madhe aktivitetin ekonomik dhe do të mundësoj rigjenerimin e ekonomisë në përgjithësi. Rritja e ekonomisë këtë vit planifikohet të jetë 3.6% si rritje e parashikuar.
Por në esencë nuk do të këtë implikime të mëdha në zhvillim. Andaj kërkohet një anagzhim inkluziv për t’a “shëruar” ekonominë.