Ministri i Shëndetësisē si duket do ta përfundoj avanturën e tij në krye të Minsitrisë pa e kuptuar dhe pa e prekur asnjëherë realitetin.
Sikur të ishte ndryshe do të e kuptonte se “letrën e rritjes së pagave” që po e përdor aq shpesh në mbulimin e dēshtimit tē madh, e ka nē dorë fal punēs dhe angazhimit bash të deputetëve të LDK-së në Komisionin Parlamentar për Administratë, Pushtet Lokal dhe Media.
E kuptueshme për te, tash edhe për neve, se ështē specialist i përvetēsimit të punēve të të tjerēve.
Natyrshëm se falenderimet publike nga deputetët e PAN -it dhe të Shefit të tij për punën e deputetēve opozitar, pra edhe të atyre nga LDK, nuk i bējnë përshtypje sepse nuk është ka e jeton reaitetin, ai jeton nē ēndrra dhe nē rrethin e atyre që ja rrahin shpinën pa pasur sado pak mëshirë për mjerimin ku është katandisur.
Tē kota janē ngarendjet nëpër spitale bashk me Shefin e tij, për të u lavdruar e arsyetuar, për tē shpifur e për të mohuar të tjerët, sepse mantelbardhēt e kanë kuptuar moti se cili është kapaciteti dhe cila është mendësia e tij dhe e partisë sē tij.
Edhe Ministrat e mëhershēm nga partitë me ndikim minor nē jetën politike kosovare kanë vendosur s’paku njē gurë në zhvillimin e shēndetësisë, derisa ky po shkatrron dhe mashtron.
Eshtē mirë të përgaditet ngadal të lëshoj zyren e Ministrit dhe tē kthehet atje ku e din zanatin mē së miri, atje ku ështē i dēshmuar, të vrapoj pas shefit me qantën e tij nē dorē!