Aktualisht, duke u bazuar në raportin e fundit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 5 mijë e 679 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Njoftohet se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 58 mijë e 88, ndërsa deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 50 mijë e 953 të infektuar.
Numri total i personave që kanë humbur jetën nga virusi është një mijë e 456.
IKSHPK-ja në raportin e fundit 24-orësh ka njoftuar se në vend janë identifikuar edhe 392 raste të reja, ndërsa janë shëruar 222 të tjerë.