By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Rritja e rasteve me COVID-19, ministria thotë se nuk pritet ashpërsim i masave
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Shendetesi

Rritja e rasteve me COVID-19, ministria thotë se nuk pritet ashpërsim i masave

Përditësimi i fundit: July 19, 2022 2:44 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve të reja me coronavirus, autoritetet shëndetësorë thonë se nuk pritet të ketë ashpërsim të masave.

- Advertisement -

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se në fuqi do të mbesin masat e miratuara më 30 prill.

“Ministria pranon rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Këshilli i ekspertëve për COVID-19. Aktualisht rekomandimet e këtyre trupave dhe të MSh-së janë që të zbatohen masat në fuqi nga 30 prilli; të bartet maska mbrojtëse në mjedise të mbyllura, qytetarët t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim me të gjitha dozat e lejuara sipas kategorive e grupmoshave të popullatës, ndërsa ata me simptoma të testohen”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas këtij institucioni, numri në rritje i rasteve me COVID-19 aktualisht nuk po rezulton me rritje të madhe të numrit të personave me forma të rënda dhe që kërkojnë tretman spitalor.

“Sidoqoftë, ndërmarrja e çfarëdo mase varet nga rekomandimet që japin ekspertët dhe bazuar në treguesit shëndetësorë ku hyn edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për tretman spitalor apo mjekim intensiv, numri i vdekjeve, numri i vaksinimeve, etj”.

Tutje, thuhet se rritje të ngjashme të numrit të të infektuarve ka edhe në shumë shtete, por që “shumica prej tyre janë të kujdesshme sa u përket masave të cilat janë proporcionale me ashpërsinë e varianteve në qarkullim dhe me ngarkesën që sjellin për spitalet rastet e reja”.

Ndërsa, të pyetur për masat që kanë ndërmarrë për menaxhimin e situatës me pandeminë, nga MSh-ja përmendën shtimin e kapaciteteve spitalore, rritjen e numrit të testimeve dhe gjurmimeve të kontakteve dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID.

“Hapat e ndërmarrë kanë të bëjnë me mobilizimin e kapaciteteve spitalore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës si dhe spitale të përgjithshme, rritjen e numrit të testimeve dhe gjurmimit të kontakteve, sigurimin e vaksinave të mjaftueshme kundër COVID-19, lejimin e vaksinimit me dozën e IV-të të personave mbi 60 vjeç dhe, gjithashtu, lejimin e vaksinimit të fëmijëve prej 5-11 vjeç me doza pediatrike të siguruara bashkë me materialet e përshtatshme për administrimin e dozave për fëmijë të kësaj grupmoshe”.

Gjithashtu, thuhet se për të gjithë personat mbi 12 vjeç është lejuar vaksinimi me tri doza.

Kurse, gjatë ditës së martë në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 842 raste të reja të infektimit.

Këto problemet shëndetësore janë që vijnë pas të 40-ve
403 raste aktive me COVID-19
Ndikimi i vrapimit në përmirësimin e shëndetit
Fëmija i prekur nga ethet e minjve në gjendje të rëndë
Karotat, zgjidhja më e mirë natyrale kundër anemisë
Artikulli i mëparshëm Vazhdon ndihma e Turqisë ndaj Kosovës: Ushtria turke dhuron uniforma ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në
Artikulli tjetër Musliu e quan kryemashtrues Kurtin, thotë se e mashtroi diasporën për policat e sigurimeve

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.