Gjykata në Moskë ka vendosur që platformat e kommpanisë “Meta” të emërohen si organizata ekstremiste dhe në këtë mënyrë janë bërë të jashtëligjshme këto platforma sociale.
Kjo gjykatë ka thënë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, shkruan BBC.
Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska nisi më 24 shkurt pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Autoritetet ruse veçse kanë bllokuar qasjen në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore.
Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm Facebook-un dhe Instagram-in dhe jo platformën e mesazheve WhatsApp të kompanisë Meta./Zëri