Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është përfshirë në një rrahje me kryetarin e degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në një lokal në Skenderaj. Sipas dëshmitarëve, takimi mes Lushtakut dhe Mehanit ka qenë rastësor, ndërsa më pas situata ka eskaluar në përleshje fizike.Të njëjtat burime bëjnë me dije se Mehani ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor.
Për më shumë detaje lidhur me këtë incident, Gazeta Infokus do t’ju mbajë të informuar. Deri më tani, pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia dhe palët e përfshira në rast./Gazeta Infokus

