SC Gjilani “thumbon” Dritën para derbit, publikon ish-kapitenin bardhe e kaltër
SC Gjilani ka publikuar një fotografi të ish-kapitenit të FC Dritës, Ard Limani, duke i dhënë edhe më shumë “zjarr” derbit të madh të qytetit.
“Kuq e bardhët” kanë zgjedhur pikërisht Limanin për ta ngacmuar rivalin e tyre para përballjes së së dielës, e cila zhvillohet nga ora 19:00.
Ard Limani ka zhvilluar mbi 300 ndeshje me fanellën e Dritës, ndërsa pas largimit nga skuadra gjilanase ka qenë pjesë e disa klubeve.
Aktualisht, ai mbron ngjyrat e SC Gjilanit, duke e bërë edhe më interesante përballjen e së dielës.










