Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë.
Shala është njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.
Njerëzit e lirë, përcaktues të rrugës së përjetshme të LDK-së” ka shkruar ai.
Pas këtij qëndrimi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kritikoi deputetët, duke deklaruar se ata nuk po e respektojnë vullnetin e shumicës së partisë.










