Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh përmes ekipit medial të faqes së tij zyrtare, duke shprehur bindjen se do ta përfundojë i pastër rrugëtimin e tij përballë drejtësisë.
Në mesazhin e publikuar, Thaçi u është drejtuar qytetarëve me fjalë falënderimi dhe besimi, duke theksuar se vazhdon të qëndrojë i përkushtuar ndaj tyre.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e ish-presidentit.










