Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rinj dhe U15 po zhvillohet në Hotel Gallery, me pjesëmarrjen e sportistëve nga 39 shtete evropiane.
Në kuadër të këtij eventi të rëndësishëm sportiv, një nga pronarët e Hotel Gallery, z. Shefik Rexhepi, pati nderin të ndajë medaljet për fitueset e kategorisë deri në 49 kilogramë, në konkurrencën e femrave.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili i ndau një mirënjohje pronarit të Hotel Gallery, z. Nezir Rexhepi, në shenjë vlerësimi për mbështetjen dhe kontributin në organizimin e këtij kampionati.
Pritja e një ngjarjeje të përmasave evropiane në Hotel Gallery përbën një tjetër dëshmi të rolit të Kosovës në organizimin e aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare sportive.
Hotel Gallery shprehet krenar që është nikoqir i këtij kampionati, i cili ka mbledhur në Kosovë sportistë dhe përfaqësues të peshëngritjes nga mbarë Evropa./Radio Star/

