Janë ndaluar edhe dy persona të dyshuar për rastin “Karaçeva”, duke e çuar totalin e të arrestuarve në këtë aksion në 63.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se dy të arrestuarit janë B.A. që dyshohet se për të përfituar për vete ka blerë gjedhe për të cilat ka pasur dijeni se ishin të kontrabanduara, dhe Sh.I. që dyshohet për bixhoz të paligjshëm.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Në Karaçevë aksioni i madh kishte nisur në mes të shtatorit. 35 persona ishin arrestuar fillimisht, prej tyre disa policë, nën dyshimet për kontrabandë dhe bixhoz të paligjshëm.