Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 21:00.
Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, aty ku shumica e tifozëve prezent pritet të jenë shqiptarë.
Shqipërisë i duhet fitorja për të siguruar kualifikimin tutje, ndërsa në rast barazimi atëherë do të duhej të prisnim rezultatet nga ndeshjet e grupeve tjera për të shikuar se cilat janë mundësitë tona.
Tek Shqipëria për dallim nga ndeshja me Kroacinë, Sylvinho krahun e djathtë të mbrojtjes ka vendosur t’ia besojë Ivan Balliut.
Spanja në anën tjetër ka bërë disa ndryshime të mëdha në formacionin startues pasi tashmë është kualifikuar si lider i grupit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.