Më 4 tetor janë mbushur shtatë vite nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës” Vatra” Njazi Kadriu.
“Njazi Kadriu për shumë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen”.
Kadriu doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke u ndodhur edhe UÇK e UÇPMB, Njaziu që nga ata veprimtarë që u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.
“Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë”, thekson “Vatra”.
Shtat vite nga vdekja e Njazi Kadriut themelues i Shoqatës “Vatra”
Ndani këtë artikull