FC Prishtina ishte kampione e Super Ligës në futboll sivjet dhe duket se ia ka parë më së shumti hajrin paraqitjes së saj në garat europian pasi që ka fituar afër një milion euro. Pas tyre është Drita që ka fituar më shumë se gjysmë milioni euro. FC Llapi ka fituar më se paku nga pjesëmarrja e tij e parë në gara europiane
Skuadrat kosovare në garat europiane sivjet patën paraqitje të mira, por me këtë ato kanë mbushur edhe kacat e tyre.
FC Prishtina është klubi kosovar që ka fituar më se shumti nga paraqitja e tyre në Europë. Kampionët e Kosovës kanë fituar 950 mijë euro nga kjo pjesëmarrje. FC Prishtina fillimisht luajti në Ligën e Kampionëve.
Ata fituan në rrethin para kualifikues të Ligës së Kampionëve por u eliminuan në rrethin e parë nga kampioni i Hungarisë, Ferencvaros. Pas kësaj ata filluan garën për kualifikime në rrethin e dytë të UEFA Konferencë Ligë.
Prishtina do të fitonte në rrethin e dytë të kualifikimeve në rrethin e dytë, duke e mundur kampionin e Wales Connah’s Quay Nomads.
Në rrethin e tretë atë e priste skuadra kampione e Norvegjisë, Bodo/Glimt. Prishtina fitoi në ndeshjen e parë kundër Bodo/Glimtit me rezultat 2-1 por sonte (e enjte) humbi me rezultat 2-0 duke i dhënë fund ëndrrës së tyre për të kaluar në rrethin e tretë të Konferencë Ligës.
Skuadra tjetër kosovare që ka fituar më se shumti nga garat në Europë është skuadra e Dritës. Nënkampioni i Kosovës do të këtë në arkat e tyre 550 mijë euro. Drita fitoi në raundin e parë kundër Deçiçit, skuadër tjetër shqiptare kjo nga Mali i Zi derisa në ndeshjen e dytë pati short të vështirë kundër Feynordit të Holandës.
Drita ishte shumë afër që ta eliminonte këtë skuadër por që humbi në momentet e fundit të ndeshjes.
Skuadra që ka fituar më së paku është ajo e Llapit. Llapianët arkëtojnë 250 mijë euro nga pjesëmarrja e tyre e parë në Europë, derisa ata u eliminuan nga FC Shkupi që në rrethin e parë të eliminatorëve në Konferencë Ligë.
Sa fituan klubet e tjera shqiptare?
Nga klubet tjera shqiptare që ka fituar afër shumës së Prishtinës është kampioni i Shqipërisë, Teuta e Durrësit. Djemtë e detit arritën që nga paraqitja e tyre në Europë të arkëtojnë 850 mijë euro.
Po kaq sa Teuta ka arritur të fitojë edhe skuadra e Laçit që ka 850 mijë euro në arkat e tyre.
Edhe Partizani dhe Vllaznia e Shkodrës kanë fituar nga 550 mijë euro nga paraqitja e tyre në Europë sivjet.
Shkëndija e Tetovës, që ishte një zhgënjim sivjet në Europë duke mos arritur pritjet e saj ka fituar 550 mijë euro. Kaq ka fituar edhe skuadra tjetër shqiptare, FC Shkupi. Më së paku nga ekipet e Maqedonisë së Veriut ka fituar FK Struga, 250 mijë euro.
Këtë vit për herë të parë në Europë mori pjesë edhe një skuadër shqiptare nga Mali i Zi dhe ky është Deçiçi i Tuzit. Kjo skuadër u eliminua që në rrethin e parë nga skuadra kosovare Drita. Deçiç fitoi 250 mijë euro nga paraqitja e tyre e parë në Europë. /GazetaExpress/