Përleshje masive mes Policisë së Kosovës dhe disa mërgimtarëve ka ndodhur para pak çastesh në Merdarë.
Në videon e siguruar nga ATV shihen disa mërgimtarë duke u përleshur me Policinë, në mesin e tyre edhe gra.
Arsyeja e këtij konflikti është tejkalimi i kolonës.
Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.