Tifozeria “Skifterat” ka reaguar publikisht lidhur me ndërprerjen e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, duke kërkuar sqarime nga institucionet përgjegjëse për arsyet e ndaljes së projektit. Përmes një thirrjeje publike, ata u kanë bërë apel Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, Ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe deputetëve të Gjilanit, që të dalin me një deklaratë zyrtare dhe të informojnë qytetarët për gjendjen aktuale të punimeve.
Po ashtu, “Skifterat” kanë kërkuar formimin e një komisioni mbikëqyrës me përfaqësues të klubeve sportive dhe të tifozëve, me qëllim garantimin e transparencës dhe përcjelljen e çdo faze të realizimit të projektit.

