Tifozeria “Skifterat” iu bashkua sot organizimit në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me tifozeritë dhe grupimet e tjera nga qytete të ndryshme.
“Skifterat” bënë të ditur se në këtë organizim përfaqësuan qytetin e Gjilanit, duke bartur flamurin e Brigadës 138, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.
Në një reagim të publikuar pas pjesëmarrjes, tifozeria theksoi se do t’i përgjigjet thirrjeve që lidhen me atë që e konsideron interes dhe vlerë kombëtare.
“Me nder dhe krenari bartëm flamurin e Brigadës 138, duke përfaqësuar qytetin tonë. Përherë, kur kërkon atdheu, do të përgjigjemi. Ne jemi Nderi i Qytetit”, thuhet në reagimin e “Skifterave”./Radio Star/










