Skuadra e Gjilanit zhvilloi sot stërvitjen e radhës, por pa praninë e Oltion Bilalli.
Pavarësisht mungesës së tij në fushë, bashkëlojtarët nuk e harruan Bilallin, duke shprehur solidaritetin e tyre me fanellën me numrin 7, të cilën e mbajtën në duar gjatë seancës stërvitore.
Bilalli pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Malishevës, pas një përplasjeje me portierin Ilir Avdyli.
Lajmi i mirë është se ai tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe, sipas komunikatës së publikuar nga klubi, ka bërë përparime të dukshme në rikuperim. Skuadra bën me dije se rikthimi i tij në fushat e gjelbra pritet të ndodhë shumë shpejt.