Kombëtarja e Kosovës sonte nis aventurën në UEFA Nations League.
Kundërshtar i “Dardanëve” është Irlanda dhe ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, shkruan Indeksonline
Të gjithë lojtarët trajneri Franco Foda i ka në dispozicion për sonte, me Vedat Muriqin në super formë.
Kujtojmë që Kosova bën pjesë në Ligën B dhe kundërshtarët tjerë janë: Austria dhe Izraeli.










