Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka udhëtuar drejt Lituanisë, ku do të përballet me Žalgirisin në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani e nis aventurën europiane me ambicie të mëdha dhe motiv të lartë, duke synuar një rezultat pozitiv në transfertë, që do t’ia lehtësonte punën për ndeshjen e kthimit në Kosovë.
Përballja e parë mes Žalgirisit dhe Dritës zhvillohet më 7 korrik në Lituani, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 14 korrik në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri, ku Drita do të kërkojë mbështetjen e tifozëve për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues.
Kampionia kosovare synon ta nisë me këmbë të mbarë edicionin europian dhe të vazhdojë paraqitjet dinjitoze në garat ndërkombëtare./Radio Star/

