Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme me javën e 15-të.
Në Suharekë do të zhvillohet derbi më i madh i viteve të fundit në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.
Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës me fillim nga ora 13:00.
Momentalisht, Drita prin në renditje me 31 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka mundësi ta shkrijë në dy nëse shënon fitore sot.
Në ndeshjen tjetër, në “Zahir Pajaziti”, Llapi do ta presë Ferizajn.
Aktualisht, Llapi është në vendin e tetë me 16 pikë, kurse Ferizaj është i parafundit me një pikë më pak.