Sylejman Ismajli
Ajo që do t’i merrte vite të tëra pune diplomacisë, u arrit mbrëmë në fushën e blertë. Fitorja e bëri Kosovën kryefjalë të mediave në mbarë botën, por krenaria është edhe më e madhe për një tjetër fakt pasi mbrëmë mposhtëm një shtet që nuk na e njeh pavarësinë! Aty ku politika shpesh mbyll dyert, sporti i thyen ato me forcë dhe talent.
Jemi në një moment të artë. Pas suksesit të FC Dritës pak muaj më parë që bëri histori në fazën e grupeve në Conference League, sot e gjithë Kosova ndodhet një hap larg suksesit më të madh në historinë e sportit shqiptar për tu kualifikuar ne Kampionatin Boterorë 2026.
Por, ky sukses nuk duhet të mbetet thjesht një gëzim i momentit! Është koha për të rritur investimet në sport dhe infrastrukturë. Nëse duam që këto suksese të mos ndalen kurrë, duhet t’u japim kushtet e duhura talenteve tanë të rinj që të vazhdojnë të bëjnë mrekulli!
Një respekt dhe mirënjohje e madhe shkon për trajnerin Foda, lojtarët tanë të mrekullueshëm dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi, për gjithë këtë arritje të jashtëzakonshme.

