Faruk Statovci ka qenë mysafiri i radhës në Podcastin e Telegrafi Sport.
Ish-futbollisti i njohur kosovar dhe tanimë në rolin e trajnerit dhe analistit të futbollit ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij.
Një histori interesante Statovci e ka treguar, duke thënë se Drita e ka bërë atë me shtëpi, pasi ishte pjesë e skuadrës gjilanase menjëherë pas luftës.
Statovci tregon se ishte paguar shumë te gjilanasit dhe u bë me shtëpi me ato para të fituara te Drita.
“Më gëzon fakti që në çdo klub ku kam qenë kam raporte të mira dhe edhe sot i kujtomi ato kohë. Nuk ka klub që kam kaluar keq apo jemi nda keq”, tha Statovci.
“Normal Besiana është klubi që nuk mund të harroj asnjëherë sepse ka qenë klubi ku kam filluar karrierën, por unë e thom publikisht se jam tifoz i Dritës”.
“Kur më thonë qysh mundesh me qenë tifoz i Dritës unë dua ta potencoj këtu. Drita ka qenë klubi që jam paguar bukur shumë dhe falë Selamisë (Selami Osmani – Bezi) dhe në atë kohë ka qenë luftë dhe nuk kemi pasur as shtëpia dhe me parat e Dritës unë i kam shtëpijat”
“Për ata e dua Dritën se ka qenë mbështetësi më i madh për mua dhe familjen time. Nuk po e them çmimin që kam marrë, por ky klub ka qenë mbështetësi im financiar. Po mund të them se Drita më ka bërë me shtëpi”, deklaroi Statovci./Telegrafi/