Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Sudani ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Këtë lajm Osmani e bëri të ditur pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margjina të Forumit Diplomatik të Antalias.
Osmani ka njoftuar në Twitter se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike
“Faleminderit në emër të popullit të Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.
Njohja nga Sudani vjen dy javë pas njohjes që u konfirmua nga Kenia.