Kjo histori suksesi vjen nga Universiteti i Illinois në Çikago (UIC), ku studentja nga Gjilani, Ejona Basha, ka përfunduar studimet në një afat rekord dhe me vlerësime maksimale.
Ejona, e cila rrjedh nga një familje e shkolluar ka shërbyer si një model frymëzimi për të gjithë rrugëtimin e saj.
Vlera e saj profesionale u vërejt menjëherë, pasi shumë kompani prestigjioze në Amerikë kanë shprehur dëshirën dhe i kanë ofruar vende pune me perspektivë të lartë. Megjithatë, për Ejonën vendlindja dhe dëshira për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë janë primare.
Në një mesazh emocionues të ndarë nga prindërit e saj, ata shprehin lumturinë për këtë arritje të madhe:
”Sot, sakrifica ime si nëne mori shpërblimin më te bukur🎓EJONA vajza jonë diplomoi në University of Illinois Chicago në drejtimin Finance and International Business. E lindur ne Kosovë dhe e shkolluar në Amerikë,ajo përfundoi studimet në afat rekord me notën më te lart në këte Universitet Prestigjioz! Ky është shperblimi më i madh që jeta mund të më jepte.
Urime krenaria jonë vazhdo të shkëlqesh tani në hapin e radhës: Magjistratura në Business and Law🇽🇰🇺🇸👏👏”
Përveç arritjeve akademike, ajo që e bën të veçantë rrugëtimin e Ejonës është vendosmëria e saj. Ndonëse lindi në Gjilan dhe u formua profesionalisht në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, dëshira e saj është që pas përfundimit të studimeve të kthehet në Kosovë për të dhënë kontributin e saj në sistemin e drejtësisë.

