Sot fillon stinori i ri pranveror në Superligën e Kosovës, në kalendarë janë dy ndeshje shkruan Radio Star.
Skuadrat gjilanase sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të vlefshme për xhiron e 19-të, FC Drita luan derbin e kësaj jave kundër Llapit, kurse SC Gjilani luan kundër Fushë Kosovës.
FC Drita do të jetë vendase kurse SC Gjilani luan si mysafirë, skuadrat në afatin kalimtarë kanë arritur të marrin përforcime të në repartet e ndryshme, ajo që vlenë të cekët është transferimi i Egzon Bejtullait, i cili kaloi nga SC Gjilani tek FC Drita.
SC Gjilani, nuk gjendet mirë në tabelë pasi gjendet në zonën e barazhit e cila ka 18 pikë, kurse FC Drita është në vendin e tretë me 34 pikë./radiostar/