Raportohet se katër policë të njësisë speciale janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij suspendimi.