Inspektorati i Arsimit ka suspenduar nga puna punëtoret e përfshira në rastin e rrahjes së 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë – Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për Teve1, Edona Kutleshi-Maliqaj, këshilltare për media në Ministrinë e Arsimit.
“Inspektorati i Arsimit realizuar sot inspektim emërgjent në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Qëllimi i inspektimit ka qenë konstatimi i gjendjes faktike lidhur me ushtrimin e dhunës fizike ndaj fëmiut 3 vjeçar, të ushtruar nga edukatoret e këtij institucioni. Gjate kohës sa ekipi inspektues i MASHTI ka qëndruar në këtë çerdhe, organet e rendit kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar këtë rast.Rekomandimi i Inspektoratit të Arsimit për Komunën e Fushë Kosovës është që deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti, punëtoret e dyshuara të suspendohen nga puna”, tha ajo.
Kurse Policia e Kosovës njoftoi se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë”.