Prishtina dhe Drita po e diskutojnë titullin kampion të Superligës për edicionin e katërt më radhë. Rivaliteti i këtyre dy klubeve është rikthyer gjatë viteve të fundit, teksa përplasjet kanë qenë jo të pakta, shkruan Gazetasheshi.com. Takimet e shpeshta në Superligë, ndeshje të kupës dhe Superkupës kanë bërë që rivaliteti i tyre sa vjen e shtohet.
Megjithatë raportet ndërmjet drejtuesve të klubit duken të shkëlqyera. Të paktën nga imazhet e publikuara së fundmi, me ç’rast presidenti i Prishtinës “de facto”, Rrahman Haradini ka takuar atë të Dritës, Flamur Bunjakun. Ndryshe Prishtina e ka mposhtur në tri takimet e fundit Dritën, por qëndron tre pikë prapa ende në klasifikim.
Titulli i kampionit vazhdon të diskutohet edhe më tej nga këto dy skuadra.
Madje në publikimin e Haradinit është edhe pyetja se cila nga skuadrat që ata drejtojnë do të dal kampion
“Cili po bohemi Kampion 2020 2021”, ka shkruar Haradini.