Sot në takimin e mbajtur me të rinj, u njoftuam me problemet që ata po hasin vazhdimisht. Mungesa e bibliotekës digjitale, fushave rekreative, perspektivës, punësimit, si dhe probleme të tjera të natyrave të ndryshme.
Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, rinia do jetë në krye të prioriteteve tona. Do të sigurohet biblioteka digjitale si dhe do të sigurohen hapësirat rekreative ku secili i ri do të mundet ta kalojë kohën e lirë.
Rinia do jetë promotore për ndryshim!