Policia e Kosovës ka dënuar shoferin e një autobusi, pasi që ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Siç njofton Policia, shoferi është dënuar me 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj.
Ky është postimi nga Policia e Kosovës
“Pas pranimit të informatës (video e publikuar në media), policia (Njësia e Trafikut Rajonal-Gjilan) ka shqiptuar gjobë (150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj) drejtuesit të autobusit për tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftim.
Pas pranimit të informatës (video e publikuar në media), policia (Njësia e Trafikut Rajonal-Gjilan) ka shqiptuar gjobë (150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj) drejtuesit të autobusit për tejkalim në vijë të plotë.