Temperatura të larta do të ketë edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura maksimale gjatë javës do të jetë në ditën e enjte deri në 39 gradë celsius.
Të hënën dhe të martën temperaturat maksimale do të jenë nga 34-38 gradë celsius.
Diell por edhe vranësira të shpërndara pritet të ketë të mërkurën. Temperaturat minimale do shkojnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 35 në 38.
Të enjten pritet të jenë temperaturat më të larta gjatë javës.
“Gjatë ditës temperaturat minimale do të shkojnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius kurse maksimalet nga 34 në 39 gradë Celsius”, thuhet nga IHMK.
Të premten do të ketë vranësira të cilat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale të lëvizin nga 16 në 19 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 31 në 35”, thuhet në njoftim.
IHMK bën thirrje për kujdes në kontaktin direkt me rrezet e diellit pasi indeksi i rrezeve ultra violetë do jetë shumë i lartë, sipas tyre parashihen 64 orë me diell.
“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta. Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm” – thuhet tutje në njoftim.