Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar si dhe ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-30 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C. /MeteoKosova/