Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta bore, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit. Vranësirat më të shpeshta pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 11-33 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. /MeteoKosova/