Sot na pret mot i ngjashëm, me vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu në disa rajone.
Do të vazhdojnë rrymimet ajrore nga jugu dhe temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Edhe ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe ndonjë rigë ose rrebesh shiu.
Për fundjavë do të fuqizohet ndikimi ciklonik dhe si rezultat do të kemi dendësim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve atmosferike të cilat do të përfshijnë tërë rajonin tonë.