Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht në gjysmën lindore pritet të ketë rrebeshe lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa gjatë orëve të pasditës, sidomos në mbrëmje, priten zhvillime të reja të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimalet do të luhaten prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova/