Federata e Futbollit e Kosovës nuk po kalon ditë të mira sa i përket organizimit të brendshëm.
Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka kaluar neëpër turbulenca edhe në muajt e fundit derisa ishte shkruar në medie për një konfrontim fizik në mes presidentit Agim Ademi dhe sekretarit gjeneral, Eroll Salihu.
“Zeri.info”, ka raportuar se Agim Ademi së bashku me Komitetin Ekzekutiv pritet që ta shkarkojnë Eroll Salihun.
Salihu ua ka deërguar nga një letër anëtarëve të Komitetit se do të flas në medie për keqpërdorimet që janë bërë në FFK prej kohës kur Agim Ademi e mori mandatin e kryetarit teksa e ka zëvendësuar legjendën Fadil Vokrri.
Arsyet e vërteta të largimit të Salihut do të zbulohen së shpejti.Krahas Sahitit, pritet të largohet edhe drejtori i Përfaqeësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.
Sahiti ka lobuar së fundmi në Rajonin e Gjilanit që mos të shkarkohet Eroll Salihu, derisa me ta zbuluar këtë lajm kryetari Ademi, ka vendosur që edhe atë ta largojë nga detyra.