Moderatori Ermal Panduri ka shkruar në rrjete sociale, një mesazh që thoë se e ka marrë nga Policia e Kosovës.
Sipas tij, Policia i ka thënë: “Ti vazhdoje punën tande, e me kërcënimet mirremi ne”.
Kjo pas emisioneve ku ish të burgosur politik po rrëfejnë emrat e personave që pretendojnë se kanë qenë me UDB-në e Serbisë.
“Ky mesazh ka peshë pak ma të madhe se mesazhet e miqve e familjarëve, për shkak se vjen nga Institucioni kryesor i sigurisë në vend. Policia❤️”, ka shkruar Panduri.